Deputeti i PD Dashnor Sula ka ‘thumbuar’ qeverinë duke shpërndarë Pound në Kuvend.
Dashnor Sula: Po iu jap paund. Ja po i jap edhe qeverisë ca paund. Unë shfaqje po bëj, as po shaj, as po ofendoj njeri- tha deputeti.
Dshnor Sula: Vijnë çunat e Londrës dhe i investojnë këtu paundët. Kjo marrëveshje është kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar. Vetëm në qershor 2021 qershor 2022 kanë 27 mijë shqiptarë. Për një vit është dyfishuar numri i shqiptarëve që kanë braktisur vendin. Deri këtu, më keq e më tragjike është situata për ata që ikin me gomone. Qershor 2021 qershor 2022 20 mijë emigrantë janë kapur në mënyrë të parregullt.Nuk ka shpresë për rininë këtu. A e dini ju kolegë që në Shqipëri duke pasur parasysh VKM që ju nxorret për kate pa leje. Ajo plaka në Vlorë, u arrestua për ndërtim pa leje ndërsa tek lana dhe 15 katshi apo sheratoni, pse su prek njeri. Ajo VKM është në kundërshtim me ligjin. Dha dorëheqjen sekretarja e ministrisë së Brendshme se ka hartuar ligjin dhe ka shkelur ligjin, dhe u thoni jepni dorëheqje për të larguar inkriminim nga vetja. Dritan Agolli miku juaj ndërton 5 milion euro. Kopshti Eden ku do shplodhë sytë qeveria, pistë garash në Elbasan se ka shumë probleme Elbasani, u rregullua krimi dhe tani ka mbetur vetëm pista e garave. Pistë për Bledi Gonxhen 5 milion euro. Ndërtim lodrash për kalamajtë 3.2 milion euro. 500 mijë euro për Alfio Rrotanin që është kuzhinieri i djalit të Agollit. I shpenzoni lekët për hajeng. U kap naftë nga Libia që është embargo. O është kontrabandë o përdoret në pikat e karburantit asnjë nuk foli.