Pensionisti vret shokun e tij: Më vodhi lekët, hoqa një barrë

0

ITALI- “Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë euro cash. Hoqa një barrë,”-kështu tha i moshuari për vrasjen e shokut të tij. Domenico Gottardelli, 78-vjeçari nga Bergamo nga Covo i akuzuar se kishte vrarë të mërkurën e kaluar me një plumb në gjoks Fausto Gozzinin, ka treguar gjithçka gjatë marrjes në pyetje në hetuesi.

“Klienti im është plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka bërë por ai është i qetë sepse më shpjegoi se është sikur më në fund të kishte hequr qafe një gur,”-tha për mediat italiane avokati i tij, Santo Maugeri.

Mesa duket të dy kanë qenë konfliktuar për para, derisa një prej tyre ka vendosur që t’i marrë jetën tjetrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu