Policia ka arrestuar shtetasin F.M, 59 vjeç, banues në Tiranë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçare.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin:
– F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.