E pabesueshme! Debutimi më i keq në historinë e futbollit! Futbollisti del me të kuqe vetëm 20 sekonda pasi nisi ndeshjen. Zhgënjim total i familjes në tribunë. VIDEO

0

Debutimi i japonezit Shoya Nakajima në skuadrën e futbollit Antalyaspor, mund të quhet pa frikë debutimi më i keq.

Lojtari i sapo transferuar në skuadrën turke doli nga loja me karton të kuq pas vetëm 20 sekondash në debutimin e tij në shtëpi të shtunën. Ylli 28-vjeçar iu bashkua klubit turk nga Porto këtë verë dhe bëri debutimin e tij në javën e kaluar, në atë ndeshje që përfundoi 1-0 në Kayserispor.

Nakajimi u fut këtë sfidë në fushë në minutën e 58-të. Me Antalyasporin 1-0 dhe të dyja skuadrat tashmë me 10 lojtarë, japonezi dëshironte të linte një përshtypje të mirë para tifozëve të tij vendas.

Por kjo dëshirë bëri që ai të nxitohej, teksa Nakajima ndërhyri ndaj futbollistit të Demirspor, Jonas Svensson. Arbitri fillimisht i dha vetëm karton të verdhë, por ndërhyrja e VAR bëri që ai të detyrohej të linte fushën me një karton të kuq.

Kamerat fokusuan dhe familjen, që po e ndiqte nga shkallët e stadiumit dhe që dukej tejet e zhgënjyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu