TIRANË- Zëvendësdrejtori i Policisë Tonin Vocaj dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi kanë vendosur të ‘zhdukin’ nga postimet në rrjetet sociale, gotat me raki që mbanin mbi tavolina.
Në diskutimin për projektet e përbashkëta, Gjinushi e Vocaj ia kishin shtruar me raki, madje fotot i kishin publikuar edhe në rrjetet sociale.
Por, pas publikimit të këtyre fotove në media, imazhet ku dukeshin gotat e rakisë janë prerë dhe ‘teket’ janë zhdukur.