Blerësi i godinës së shkollës “Mehmet Akif”, Sinan Idrizi: Kam blerë edhe godinën e Medresesë në Shkodër, Korçë dhe në Berat. Po blej një zinxhir shkollash, dua të investoj në arsim. Sponsorizoj studentët e ekselencës, kam 8 vjet. Nuk kam ardhur si një rrufe në qiell të hapur. Unë dua të investoj, kam 8 vite dhe thjeshtë kam hyrë në kontakt të poseduesëve të godinave dhe i kam blerë. Nëse dikush që merret me politikë nuk ka ku të ankorohet, e merren me Sinan Idrizin, unë s’kam çfarë të bëj. Miqësia ime me Erdogan është një gjë tjetër, investimet e mia janë gjë tjetër. Unë financoj studentë, ja pyet Fevziun. Unë nuk ia kam vjedhur shkollën askujt. (I përgjigjet akuzave të Sali Berishës) Mua nuk ka burrë nëne që të më kërcënojë. Berisha ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar.