Luiza Gega rrëfehet për herë të parë për jetën sentimentale pasi Ermal Mamaqi e ngacmoi

0

TIRANË- Luiza Gega është një ndër kampionet më të famshme në Shqipëri dhe në botë në fushën e sportit. Ajo së fundmi, është pjesëmarrëse në ‘Dance With Me’, e cila është ‘ngacmuar’ nga Ermal Mamaqi për jetën e saj private nëse është e dashuruar.

“Dua të bëj vetëm një pyetje nga disa gra që çmenden atje tek lagja e mamit. A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?”, tha Ermali.

Ndërsa Luiza nuk ka nguruar t’I kthejë një përgjigje e cila tha: “Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë. Për momentin, nuk është se jam e dashuruar, kam një fokus tjetër, ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu