Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë në selinë rozë. Drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi, duke zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn i cili “zhvishet” nga të gjitha postet që kishte në PS.
Ndërsa, drejtues politik për qarkun e Shkodrës është zgjedhur Elisa Spiropali kurse në Kukës është vendosur Pandeli Majko.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë se çfarë ka bërë ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj që “është ndëshkuar”, Rama tha se komente për emrat nuk ka. Sipas tij, PS është një skuadër dhe secili nga lojtarët ka pozicionin e vet.