Një 11-vjeçare ka rënë nga kati i katër i pallatit ku banonte.
Sipas burimeve, mësohet se e mitura ka qenë në ballkon në momentin që ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në mënyrë aksidentale.
11-vjeçarja është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.