Vuçiç paralaljmëron serbët mbi zhvillimet gjeopolitike në rajon: “Do kemi pasoja të rënda”

0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar qytetarët serbë për ndryshime të shumta nga skena gjeopolitike në rajon. Ai këmbënguli për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë me arsyetimin se ky ishte vendimi më i mirë që mund të merrte.

Ndërsa u shpreh se për shkak të mos-sanksionimit të Rusisë, Serbia do të përballej me pasoja të rënda.

“Zhvillimet e reja në skenën gjeopolitike do të kenë pasoja të rënda për Serbinë, e cila do të jetë nën presion të madh politik, lidershipi duhet të udhëhiqet nga arsyeja e shëndoshë dhe ta shpëtojë vendin e tyre në krizën më të madhe”- u shpreh Vuçiç.

Në fillim të nisjes së luftës në Ukrainë, Vuçiq ishte arsyetuar për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, siç bënë vendet perëndimore, duke thënë se Federata Ruse ishte “e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj nesh në vitet ‘90, që nuk vendosën sanksione ndaj Republikës Sërpska (entitet në Bosnjë e Hercegovinë)”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu