TIRANË- Cebra, kompania nga Danimarka është përzgjedhur si fituese e konkursit ndërkombëtar për “Tirana Multifunctional Center”, kullën e fundit që mbyll planin francez në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Lajmin e dha Stefano Boeri, kreu i jurisë që përzgjodhi fituesin për ndërtuesin e kullës së lartë mes pesë kompanive.
Cebra u përzgjodh nga juria e përbërë nga arkitektë të njohur të huaj, mes tyre dhe Boeri. Në konkursin e hapur, morën pjesë studiot OODA, Cebra, Fuksas, JDG+ SHIGERU dhe UN STUDIO, të cilat prezantuan projektet e ideuara të bazuara tek zhvillimin urbanistik i kryeqytetit, banesat tradicionale dhe peizazhin natyror.
Cebra, kompania suedeze shpallet fituese për ndërtimin e kullës
Kulla që do të ndërtohet
“Tirana Multifunctional Center” do të jetë ndërtesa më e re që do të ngrihet në zemër të Tiranës, pas Pallatit të Kulturës. Kjo kullë do të përmbajë qendra biznesi, brand-et më të njohura të restoranteve, apartamente dhe parkim publik.
Masterplani të ri për Tiranën, i ashtuquajtur “Plani francez” u hartua nga arkitekti italian Stefano Boeri dhe u miratua më 4 prill të vitit 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Ky është masterplani i parë i Tiranës i hartuar në periudhën kur Edi Rama ishte kryetar bashkie.