Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me pengmarrjen e Nertil Buzit, të riut shqiptar që u mbajt me forcë në Londrën Lindore. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 tha se hetimi për rastin në fjalë u bë nga vëllai i Nertil Buzit një javë më parë. Ai ka pohuar para oficerëve të policisë, se vëllai i tij ishte marrë peng nga një bandë kriminale dhe se ata e dhunonin.
30-vjeçari nga ana tjetër nuk rezulton që të ketë në vendin tonë precedentë penale, por me shumë gjasa ai ka dyshime se është përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Britani siç njihen ndryshe si shtëpitë e barit.
“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”-mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici.