Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Policia thekson se në mesin e të arrestuarve është një 49-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim R. C., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Xh., 29 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. B., 49 vjeç, banues në fshatin Hoshtec, Pogradec, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare.
Në vijim të informacionit të datës 29.09.2022, që bën fjalë për largimin nga banesa të një 17-vjeçareje, banuese në Pogradec, ju informojmë se kjo shtetase është paraqitur në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe ka deklaruar së ishte larguar me dëshirën e saj.
—
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 44 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një thikë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
—
Më datë 02.10.2022, në fshatin Strelcë, Maliq, ka rënë zjarr në një hangar me bazë ushqimore për bagëti, në pronësi të shtetasit A. G., 52 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.