Mbante armë dhe municion luftarak, pranga 41-vjeçarit në Gjirokastër

0

Një 41-vjeçar u vu në pranga në Gjirokastër pasi në ambientin që e kishte në përdorim u gjet një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim H. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër.

Shtetasi H. M. ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.07.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që kishte në përdorim ky shtetas, në fshatin Apsallë, Dropull, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu