Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi gjendjen e vështirë socio-ekonomike në të cilën jeton qytetari Martin Jaku në fshatin Bubq, të cilit iu shemb shtëpia nga tërmeti i 2019. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha the se familja në fjalë jeton në çadër dhe e braktisur totalisht nga ana e qeverisë shqiptare.
Sali Berisha: U largova me një pikëllim të jashtëzakonshëm, por dhe me një krenari të veçantë. Martin Jaku, me motrën, vëllain, të shoqen, të gjithë fëmijët, prej katër vitesh jetonin në çadër dhe në kasolle. Në qoftë se hiqje energjinë elektrike, aty ishte të paktën 5 shekuj mbrapa. Edi Rama ua kishte mbyllur shkollën dhe qendrën shëndetësore. Ata thanë këtu do të rrimë, dhe nuk do largohemi. Mendoja instalacionin e Edi Ramës në oborr për të ngrohur xhepin, para me të cilat mund të ndërtohen 40 shtëpi si ajo që i duhej Martinit”, tha ai.