Gjykata ka lënë të lirë ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako, pas rreth pesë muajsh pas hekurave për çështjen e inceneratorëve.
Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës për Bllakon, duke e kaluar në “arrest shtëpie”, pasi ish deputeti socialist kishte kërkuar disa herë lehtësimin e masës ekstreme ndaj tij.
Bllako u arrestua në 1 prill të këtij viti me akuzat “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, duke firmosur disa shkresa që tjetërsuan truallin në Fier.
Në burg për këtë aferë është edhe ish-ministri i Mjedisit, njëkohësisht ish-eprori i Bllakos, Lefter Koka.