DURRËS- Fatjon Hajdari, me profesion mësues në Durrës ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj të cilët ‘zbërthyen’ grupin e vrasësve me pagesë me bazë në Durrës. Ai u lirua sot nga burgu, tre ditë pasi u vu në pranga bashkë me të vëllanë si pjesë e grupit. Por, para mediave, Fajton Hajdari thotë se vëllezërit Beqiraj kanë shpifur. Ai shton se ata po kërkojnë të përfitojnë azil politik jashtë Shqipërisë e ndaj po e bëjnë këtë gjë.
Pjesë nga prononcimi:
Fatjon Hajdari: Asnjë nuk pranoi akuzën nga ato personat. Që thanë se i këna shit i kemi ble armët e kanë ngatërruar dynjanë. Këtë e bëjnë për të përfituar azil të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që t’i mbrojë shteti.
Pyetje: Ju kishit njohje me vëllezërit Beqiraj:
Fatjon Hajdari: Jo unë jo kishte vëllai, i njeh.
Për çfarë u akuzove?
Fatjon Hajdari: Kanë bërë shpifje. Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllain. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa sa i kanë armët me leje më liruan sot. Ato tjerët po i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje…
A i njihni dy personat?
Fatjon Hajdari: S’kanë thënë për mua, kanë thënë për vëllain tim dhe të tjerë.
U akuzuat për grup të strukturuar kriminal?
Fatjon Hajdari: Ato jo unë, po ngaqë jetoj me një shtëpi me vëllain më morën edhe mua. Vëllai është Alban Hajdari.
Çfarë ndodhi sot në gjyq?
Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Porositësit’. Gjykata caktoi masën burg pa afat për punonjësin e policisë së burgjeve Flamur Bejko dhe për dy vëllezërit Beqiri. Ndërsa masën e sigurisë burg me afat për 45 ditë, Gjykata e Durrësit e ka caktuar për 10 të tjerë.
Masa e caktuara:
‘Burg pa afat’:
Indrit Beqiraj, 32 vjeç banues në Durrës
Gentian Beqiraj, 39 vjeç banues në Durrës
Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës
Burg me afat 45 ditë:
Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës
Pëllumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë
Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë
Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth
Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë
Kujtim Daliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak
Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës
Alban Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës
Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës
Altin Celmani, 43 vjeç, banues në Tiranë
Për Ilirjan Feçin, i arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, u referuan materialet shtesë në Prokurori.