Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale në Kampionatin Botëror

0

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo, pasi në çerekfinale ajo mposhti për 15 sekonda xhudisten mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt.

Krasniqi garën e çerekfinales e triumfoi me waza-ari në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kujtojmë se çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.

Distria Krasniqi, në këtë kampionat po udhëhiqet nga Majlinda Kelmendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu