I përfshirë në projektin e 100 fshatrave turistikë, Siqeca në bashkinë e Patosit është mishërimi më i mirë i asaj që mund të quhet dështim i kësaj skeme. I ndodhur vetëm 15 km larg qytetit, ky fshat është lënë terësisht në harresën e investimeve.
Siqeca mund të jetë një ndër zonat e vetme në Republikë e papërfshirë në skemën e Ujësjellës-Kanalizimeve. Banorët shprehen të indinjuar se mungesa e ujit të pijshëm e ka kthyer në një sfidë shumëvjeçare e përditshmërisë së tyre. Ata tregojnë se furnizohen me ujë nga zjarrfikësja e Patosit, ndërsa kush ka patur mundësi financiare ka hapur dhe pune në pjesën më të madhe të tyre jofunksionale.
Një tjetër zgjidhje janë dhe burimet më të afërta në zonë, rreth 2 km larg. Nga një fshta turistik jemi kthyer në humoristikë thotë me ironi një nga banorët teksa thekson se përballlë kësaj braktisjeje nga ana e pushtetit vendor, zona do të shpopullohet. Në 150 shtëpi tani kanë mbetur vetëm gjysma e tyre, ndërsa në fshat ka vetëm të moshuar. Në këto kushte ata apelojnë njëzëri për vëmendjen e institucioneve teksa theksojnë se ndihen të lodhur nga premtimet boshe të çdo fushate.
“S’ka ujë prej 40 vjetësh! Na gënjejnë sa marin votat, si përfundim nuk ka ujë të pijshëm. Marrim nëpër njerëz me bidona dhe hedhim në depozitë”-u shpreh një nga banoret.
“Rubineti s’ka ujë, as tubacione asgjë. Premtojnë shumë dhe nuk bëjnë asgjë. Kush i pati 5 lekë bëri pus, ai që s’ka mundohet. O burra ku të ketë me bidonë”-tha një tjetër.