Ura kryesore që lidh Krimenë dhe Rusinë është shkatërruar pas një sulmi masiv gjatë ditës së sotme. Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të pas shkatërrimit të urës, ku shihet se është tërësisht jashtë funksionit.
Redaktori i portalit të pavarur rus Meduza, Kevin Rostock publikoi në Twitter një video që tregon se sa është dëmtuar rëndë ura më e gjatë në Evropë, gjegjësisht 19 kilometërshe.
“Zjarri kryesisht është ndalur. Ja çfarë ka mbetur nga ura”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Gjithashtu shihen radhë të gjata në pompat e benzinës të rusëve nga frika se do të mbeten pa karburante.
Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin hapi urën e Krimesë në vitin 2018 pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, e cila më parë administrohej nga Ukraina.
More videos pouring in now. pic.twitter.com/MnpIbkueTy
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022