Ish anëtari i bandes së Durrsit Indrit Dokle është shoqëruar sot në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku aktualisht po merret në pyetje.
Dyshohet se arsyeja e shoqërimit të tij ishte se kishte informacione se ai lëvizte me një person të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.M. i cili është i shpallur në kërkim.