Zbardhet identiteti i personit që po lëvizte në makinë me Indrit Doklen. Burime bëjnë me dije se në makinë ka qenë Fatjon Murati.
Dokle është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas dyshimeve se në makinën e tij lëizte i kërkuari Murati.
Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave që ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.
Mësohet se Dokle dhe Murataj lëviznin me një mjet të blinduar.
Indrit Dokle, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe të Durrësit, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.
Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
Sipas Prokurorisë, banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim