INDI– Televizioni shtetëror i Iranit ndërpreu transmetimin për një kohë të shkurtër pasi protestuesit hakeruan sistemet e tij gjatë protestave masive në vend.
Teksa po transmetohej edicioni kryesor i lajmeve të mbrëmjes, në ekran u shfaq një imazh i rrethuar nga flakët pranë fotografive të 22-vjeçares Mahsa Amini, vdekja e të cilës ka shkaktuar demonstrata të mëdha në të gjithë vendin.
Në sfond dëgjohet slogani i protestës “Gruaja, jeta, liria” ndërkohë që grupi i hakerëve Edalate Ali postoi detajet e tij në rrjetet sociale.
لحظات شیرین هک اخبار صدا وسیما – بهار می آید
از تمامی هموطنان عزیز خواست میکنیم تا تصویر هک #صدا_و_سیما را با ما و تمامی دوستان و آشنایان خود به اشتراک گذارند تا بشارت سرنگونی رژیم را به همگان انتقال دهیم و اسم آنها روی سنگ مزارشان بنویسیم#OpIran#اعتصابات_سراسری #عدالت_علی pic.twitter.com/jPtRcovYNL— Edalate Ali – عدالت علی (@EdalateAli1400) October 8, 2022
Vitin e kaluar grupi hakoi kamerat e sigurisë dhe nxori në transmetim keqtrajtimin e të burgosurve në një burg që mbante kryesisht të burgosur politikë.
Burimi: Skynews