Të paktën 8 civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa në Kiev këtë mëngjes, ka konfirmuar një media zyrtare ukrainase.
Rostyslav Smyrnov, një ndihmës i ministrit të brendshëm, tha se gjashtë makina kishin marrë flakë pas sulmit fillestar dhe 15 automjete të tjera u dëmtuan.
Mesazhin përmes kanalit të tij në Telegram e ka dërguar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, menjëherë pas shpërthimeve që tronditën Kievin të hënën në mëngjes.
“Po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Ata po shkatërrojnë njerëz ndërsa ata ishin duke fjetur në Zaporizhia. Ata vrasin njerëz rrugës për në punë. Sirenat e mbrojtjes ajrore nuk ndalen në Ukrainë. Raketat godasin kudo. Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Ju lutemi mos dilni nga strehimoret. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj. Të bëhemi të fortë ”, ka shkruar Zelensky në mesazhin e tij.
Presidenti e shoqëroi mesazhin e tij me një video të shpërthimeve në Kiev , duke treguar tym nga ndërtesat, makina të dëmtuara dhe zjarre në rrugët e kryeqytetit ukrainas
https://t.me/V_Zelenskiy_official/3582