Një grup adoleshentësh në Greqi kanë dhunuar shokun e klasës nga Egjipti dhe babanë e tij. Për pasojë babë e bir janë shtruar në spital me lëndime të rënda trupore.
Sakaq mësohet se grupi i adoleshentëve përbëhej nga shtetas grekë dhe shqiptarë, të cilët postonin në rrjetet sociale foto dhe video me armë, drogë dhe skena dhune.
Grupi i adoleshentëve është arrestuar.
Egjiptiani ka thënë se ka lëndime të rënda në kokë dhe në trup dhe se i është dëmtuar nofulla nga grushtet e nxënësve të klasës.
Ndërsa thotë se i janë thyer dy dhëmbë.
Mediet greke bëjnë me dije se grupi i adoleshentëve kanë rrahur babë e bir me levë dhe shufra metalike.