BULQIZË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.
Ka ndërruar jetë brenda galerisë Kujtim Lili, 52 vjeç nga Klosi, zjarrmëtar në një galeri private në Zonë të Parë në Bulqizë.
Nga informacionet ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front. Megjithatë në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për të mësuar se nga se ka ardhur vdekja e 52-vjeçarit.