U arrestua për ndërtimin e kotecit të pulave, gjyshja 82 vjeçare nga Vlora “endet” gjyqeve

0

Pasi u shoqërua në komisariat për ndërtim pa leje, 82 vjeçarja nga Narta e Vlorës sot ishte në seancë gjyqësore. Përmes një postimi në Facebook, krahas videos ku shfaqet e moshuara, avokati Kujtim Cakrani shkruan se gjyshja 82 vjeçare shkon në gjyq sikur ka ndërtuar pallat 10 katësh në qendër të Vlorës e jo një kotec pulash.

POSTIMI:
Sot pas seancës gjyqësore gjyshja 82 vjeçare nga Narta e Vlorës, që policia e rilindjes e shoqëroj në komisariat dhe më pas e procedoi për ndërtim pa leje.
Mos mendoni se ka ndërtuar ndonjë pallat 10 katësh në qendër të Vlorës jo, ndërtimi pa leje konsiston në rregullimin e kotecit të pulave.
Do ndërtojmë shtet apo do tallemi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu