Nga mundja e Milan nga Chelsea, barazimi i Realit dhe deri te skualifikimi i Juves, të gjitha surprizat e Champions League për ndeshjet e radhës

0

Europë- Ka pasur surpriza në ndeshjet e radhës së Champions League. Chelsea fiton 0-2 në Milano ndaj Milanit, në ndeshjen e vlefshme për grupin E (Champions League, ndeshjet e katërta të grupeve). Kampionët e Italisë e nisën si mos më keq ndeshjen. Kartoni i kuq i Tomorit dha efekt të menjëhershëm në lojë, me Blutë e Londrës që shënuan 2 gola me Jorginho dhe Aubameyang. Në pjesën e dytë, ekipi i Potter nuk e pati të vështirë të ruajë rezultatin, duke marrë kështu një triumf të çmuar. Skuadra e Piolit renditet e 3-ta, ndërsa anglezët janë të parët.

Befasi e madhe në Grupin F. Kampionët në fuqi të Real Madrid barazuan 1-1 në Varshavë me Shakhtar Donetsk. Goli i ukrainasve erdhi nga Zubkov, ndërsa Rudiger vendosi ekuilibrat. Gjithsesi, ky barazimnuk pritet t’i hapë probleme ekipit të Ancelottit, që vijon të kryesojë grupin.

Në Grupin H, PSG vuajti jo pak nga Benficas në shtëpi, në ndeshjen që u mbyll 1-1. Golit të Mbappe iu përgjigj ish-interisti Joao Mario. Me këtë rezultat, të dyja skuadrat shkojnë në kuotën e 8 pikëve, duke u larguar 5 pikë kështu nga vendi i 3-të që mbahet nga Juve.

Champions League:

Milan 0-2 Chelsea

Shakhtar Donetsk 1-1 Real Madrid

Celtic 0-2 Leipzig

D.Zagreb 1-1 Salzburg

Dortmund 1-1 Sevilla

PSG 1-1 Benfika

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu