Sot, disa muaj pasi mori vendimin për të dhënë dorëheqjen si president i Microsot, Gates mbetet ndër 5 sipërmarrësit më të pasur në planet. Me një vlerë neto prej 118 miliardë dollarësh, biznesmeni i famshëm zotëron disa prona, më e shtrenjta prej të cilave është një rezidencë ultraluksoze në qytetin e tij të Seattle me vlerë 124 milionë dollarë.
Më konkretisht, në vitin 1988, Bill Gates bleu një zonë në Seattle pranë selisë së kompanisë së tij, për 2 milionë dollarë. Ai e quajti atë “Xanadu 2.0”. Iu deshën 7 vjet për të ndërtuar “shtëpinë e tij të ëndrrave”. Në fakt, sipas asaj që raporton ai, ka shpenzuar gjithsej 63 milionë dollarë për ndërtimin e shtëpisë.
“Xanadu 2.0.” është projektuar nga arkitekti francez Thierry Despont. Rezidenca ultraluksoze ka 7 dhoma gjumi, 24 banja dhe 6 kuzhina. Dhoma qendrore e ngrënies së shtëpisë mund të strehojë deri në 200 persona. Rezidenca ka gjithashtu një hamam, sauna dhe palestër.
Shtëpia ‘strehon’ gjithashtu veprën e artit të Leonardo da Vinçit, Codex Leicester, të cilën Gates e bleu për 30.8 milionë dollarë në ankand disa vite më parë. Së fundmi, përflitet se miliarderi i famshëm në këtë shtëpi ka krijuar edhe një plazh artificial me rërë të sjellë nga Hawaii.