“Mendonin se do pastronin sherebelë”/ Si u mashtruan 10 gratë për të punuar në “shtëpinë e barit” në Shkodër

0

Gjykata e Shkodrës ka dhënë ditë ne sotme masën e sigurisë për 16 personat e arrestuar dy ditë më parë, pas zbulimit të një shtëpie kanabisi në Shkodër.

“Shtëpia e barit” ishte ngritur në banesën në pronësi të Roland gjonit, i cili së bashku me vëllain e tij, Pjetër Gjoni, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Vëllezërit kishin përfshirë të gjithë familjen e tyre në këtë veprimtari të paligjshme, nga babain, nëna dhe dy vëllezërit e tjerë, një ri prej të cilëve është në kërkim.

Për kryefamiljarin Zef Gjoni dhe djalin e tij, Elvis, gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie”, ndërsa për bashkëshorten Antoneta masën “Detyrim paraqitje”.

E njëjta masë u vendos dhe për 10 gratë të cilat ishin punësuar aty. Në dalje nga gjykata pas seancës, një prej avokatëve të tyre deklaroi se ato ishin mashtruar dhe mendonin se do patronin sherebelë, pa e ditur se puna e tyre ishte e jashtëligjshme.

Punëtoret nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza që u arrestuan në flagrancë ishin punësuar nga 42-vjeçarja Danjela Hasani, e dënuar dhe 3 herë të tjera po për këtë veprimtari kriminale. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin në Shkodër. Gjatë operacionit të koduar ‘Qarku’, forcat blu kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Masat e sigurisë

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, arrest shtëpie)
2- Pjetur Gjoni, 31 vjeç, arrest burg)
3- Elvis Gjoni, 24 vjeç, arrest shtëpie)
4- Roland Gioni, 22 vjeç, arrest burg
5- Flora Gjoni 29 vjeçe, Bleran, Bardhaj, Skodër, detyrim paraqitje
6 – Antoneta Gjoni 55 vjeçe, detyrim paraqitje
7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, arrest burg
8- Drita Cuni 45 vjeçe banues në Kamze, detyrim paraqitje
9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe banues ne Mamurras, detyrim paraqitje
10- Franga Gini 52 vjeçe banues në Kamzë, Tiranë, detyrim paraqitje
11- Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese në Kamzë, Tiranë, detyrim paraqitje
12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues në Kombinat, Tiranë, detyrim paraqitje
13- Elida Doku 43 vjeçe banuese në Fushe Krujë, detyrim paraqitje
14- Blerina Meta, 37 vjeçe banues ne fshatin Larushk, Fushë-Krujë, Kruje, detyrim paraqitje
15- Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushe Kruje, detyrim paraqitje
16- Fatime Baftaj 53 vjeçe banues ne Kamëz, detyrim paraqitje


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu