Përmbytjet në ishullin e Kretës, shkon në dy numri i viktimave, gjendje alarmi edhe sot për shkak të reshjeve të furishme

0
epa10245263 Rescue divers inspect cars in the sea after they were dragged by floods at Aghia Pelagia, Heraklion, Crete island, Greece, 15 October 2022. A 50-year-old man was found dead at Aghia Pelagia, in the municipality of Malevizio at Heraklion, Crete, where heavy rainfall has caused extensive floods on 15 October. Heraklion Region Vice-Governor Nikos Sirigonakis said the man's body was located by divers near his car, which was carried off by torrential waters. Meanwhile, rescue services at Heraklion were trying to tackle the flooding that has carried off at least another 9 cars in the nearby coastal areas of Aghia Pelasgia and Ligaria, where roads have reportedly turned to rivers. A woman was rescued from the inside of her flooded car by the Fire Brigade, but the car ended up in the sea. EPA/NIKOS CHALKIADAKIS

Greqi- Shkon në dy persona numri i të vdekurve në rajonin e Heraklion si pasojë e përmbytjeve të mëdha që goditën ishullin grek të Kretës, njoftuan sot zjarrfikësit.

Ditën e djeshme një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në resortin turistik të Agia Pelagia pasi ka mbetur i bllokuar në makinën e tij për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Pasagjeri që ndodhej me të, 49 vjeç, u zhduk dhe mëngjesin e sotëm zjarrfikësit e gjetën trupin e tij në det. Sipas transmetuesit shtetëror Ert, të dy ishin nisur për në Heraklion për punë. Që nga mëngjesi i djeshëm, reshje të rrëmbyeshme kanë goditur veri-lindjen e Kretës. Në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet e jashtëzakonshme sot janë mobilizuar edhe zjarrfikësit dhe shërbimet e shpëtimit. Mbrojtja civile i ka kërkuar popullatës të qëndrojë vigjilente në Kretë dhe në ishujt përreth, Rodos, Karpathos, Kastellorizo ​​dhe Kassos. Sot ishullin pritet ta vizitojë zëvendësministri i Brendshëm për të vlerësuar shkallën e dëmit. Për momentin, raporton Ert, në Agia Pelagia janë dëmtuar më shumë se 15 dyqane, kryesisht restorante luksoze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu