Futbollisti i Paris Saint-Germain dhe e dashura e tij nuk e dinin se po vëzhgoheshin në momente intime në një jaht luksoz.
Nuk kanë kaluar pak ditë që Pilar Rubio kishte deklaruar se bën seks çdo ditë me Sergio Ramos dhe spanjollët nxituan ta konfirmonin!
Orët e fundit ka qarkulluar një video nga pushimet verore të futbollistit të Paris Saint-Germain me partneren e tij. Ata të dy janë në një jaht dhe flirtojnë.
Ata nuk kanë vënë re paparacët duke i parë. Fotografi është Sergio Garrido. Megjithatë, fakti që kishte të tjerë në jaht është befasues.
Pilar Rubio dhe Sergio Ramos janë të martuar prej 14 vitesh dhe kanë 4 fëmijë së bashku të cilët siç tha spanjolli i vënë në shtrat herët që të kenë mundësi të kalojnë më shumë momente intime me partneren.
“Ne e bëjmë çdo ditë, përveç ditëve që jam në Madrid. Sot, për shembull, falë jush nuk mundem”, tha këngëtarja dhe prezantuesja 44-vjeçare për jetën e saj të dashurisë me 36-vjeçarin.