“Të gjithë në protestë”, kreu i Partisë Demokratike në krah të pedagogëve dhe studentëve

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbështet pedagogët dhe studentët, ndërsa i fton të gjithë të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga vetë sindikata.

“Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Unversiteteve! Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave. Të gjithë në protestë!”, shkruan Berisha në faqen zyrtare në “Facebook”.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit Evis Kushi uroi profesorët dhe studentët për vitin e ri akademik, i parashikuar të nisë më 17 tetor.

Ajo theksoi se qeveria do vijojë të ndihmojë studentët dhe pedagogët, por nuk specifikoi nëse do të plotësohen kërkesat e tyre për rritjen e pagave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu