Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec

0

Një zjarr ka përfshirë banesën e shtetasit me inicialet P.S. në fshatin Vërdovë të Pogradecit rreth orës 22:10 të mbrëmjes së sotme. Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2022, rreth orës 22:10, në fshatin Vërdovë, ka rënë zjarr tek banesa në pronësi të shtetasit P. S. Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu