Milan ruan hapin e dy ekipeve kryesuese, Napoli e Atalanta, duke thyer në transfertë Verona-n me rezultatin 1-2. Ashtu si një vit më parë, “djalli” i falet sërish Tonali-t, autori i golit të fitores. Sfida nisi mirë për kuqezinjtë e Stefano Piolit, të cilët kaluan shpejt në avantazh pas një autogoli të Veloso. Festa nuk zgjati shumë pasi në minutën e 19-të, goditja e Gunter gjeti devijimin e Gabbia-s duke përfunduar në rrjetë.
Pjesa e dyta u ndërlikua jo pak për Milan, madje ishin dhe me fat teksa Verona goditi dhe traversën. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 81-të, Tonali finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë duke i dhuruar kuqezinjve tre pikët:
“Brenda kësaj ndeshje kishte shumë motive, ishte fitorja e tretë radhazi, që nuk kishte ndodhur asnjë herë këtë sezon. Luajmë kaq shumë sa e keni të vështirë të rikuperojmë. Ishte fitorja e duhur në momentin e duhur, do të na ndihmojë të punojmë më mirë”, theksoi Pioli.