Autoritetet italiane në Novara kanë arrestuar një 20-vjeçar shqiptar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
I riu prej disa kohësh ishte nën vëzhgim nga Policia italiane dhe ishin konstatuar lëvizje të dyshimta të tij, të cilat ngrinin dyshime për një aktivitet të trafikut të drogës.
Nëpërmjet kontrollit fizik shqiptarit iu gjetën disa doza kokainë, ndërsa pas kontrollit në banesë janë gjetur të fshehura 110 doza kokainë të paketuara dhe një shumë prej rreth 600 eurosh që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i shitjes.