Rrëzimi i avionit rus, shpëtojnë mrekullisht pilotët, u hodhën nga avioni pak para shpërthimit

0

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me rrëzimin e avionit ushtarak rus në jug të vendit.

BBC raporton se pilotët u hodhën nga avioni përpara se ai të rrëzohej dhe të përplasej me ndërtesën nëntëkatëshe në Yesk, i cili ndodhet matanë Detit Azov nga Ukraina, tha ministria ruse.

Avioni dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Mësohet se pilotët janë hedhur përpara përplasjes së tmerrshme. Fotot e pakonfirmuara që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zjarrin që shpërthen nëpër ndërtesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu