Vritet 27-vjeçari shqiptar pranë stacionit të metrosë në Londër (EMRI)

0

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë ditën e djeshme pranë stacionit të metrosë së Londrës.

Personi i vrarë rreth orës 23:00 të së dielës është identifikuar si Lumturi Zeqja, një 27-vjeçar nga Barking.Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime, ku ka shkuar në vendngjarje në Church Lane.

Aty gjetën dy të plagosur. Zeqja u shpall i vdekur në vendngjarje ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet aktualisht.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu