Fjalimi i Ramës në asamblenë e KiE, Berisha: Si Enver Hoxha para komunistëve në Moskë

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Çim Peka live” ku ka folur për fjalimin e kryeministrit Rama gjatë asamblesë së KiE.

Berisha tha se fjalimi i Ramës përngjante me fjalimet e Enver Hoxhës në Moskë para partive komuniste.

“Foli sikur ishte në një mjedis armiqësor. Miratoi një rezolutë në parlament, e çoi atje, që s’ka asnjë vlerë për atë institucion.
Mbajti një fjalim që të kujtonte fjalimin e Enver Hoxhës në Moskë para partive komuniste.
Tentoi të poshtërojë, ‘keni humbur busullën morale, keni kthyer kriminelin në viktimë’, fjalim arkaik në çdo aspekt por në një moment shumë delikat për Kosovën.”-tha Berisha.

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi më tej se i vetmi rezultat i këtij fjalimi nga kryeministri Edi Rama, ishte bojkoti i darkës me ndërkombëtarët ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është vasal i Presidentit serb, Vuçiç.

“Ishte e rëndë. Nuk ishte kryeministri i Libisë, por i një vendi anëtar të NATO-s që në 95-ën. Mendon se duke u njehsuar me këtë kauzë, heq baltën që ka si vasal i Aleksandër Vuçiç.”-tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu