“Zemra më çoi te Barcelona”, Neymar në gjyq: Po, kisha ofertë edhe nga Real Madrid…

0

Neymar Jr., ish-sulmuesi i Barcelonës dhe lojtari aktual i PSG-së, deklaroi në gjyqin që po mbahet në “Palau de Justícia”, në seksionin e gjashtë të Gjykatës së Barcelonës për padinë e ngritur nga DIS.

Kompania braziliane akuzon për parregullsi të dyshuara në nënshkrimin e tij me Barçën në vitin 2013. Ja pyetje-përgjigjet e Neymar në gjykatë:

A keni marrë pjesë në negociatat për të rinovuar me Santos?

Këtë çështje e ka trajtuar babai im, unë nuk kam marrë pjesë në negociata. Unë firmos atë që më thotë menaxheri.

A keni marrë oferta nga klube të tjera, përveç Barçës, në atë kohë?

Kisha dijeni mbi thashethemet e klubeve të tjera, por ëndrra ime ishte të nënshkruaja për Barçën. Në vitin 2013 vendosa të shkoj te Barça dhe të largohem nga Santos. Kisha opsione nga shumë klube, por ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja për Barçën. Që kur isha fëmijë doja të luaja atje, e ndjek gjithmonë zemrën time kur bëj zgjedhje për karrierën dhe jetën.

Ndonjë ofertë konkrete a kujtoni?

Më kujtohet se kisha nga Real Madridi për të shkuar atje, nuk më kujtohen të tjerat. Në momentin e fundit ishte Real Madrid ose Barça, por zemra më bëri të shkoja te Barça.

A keni udhëtuar në Spanjë në vitin 2011?

Nuk besoj, por s’e mbaj mend mirë.

Kaluan vetëm pesë minuta nga deklarata e Neymar në gjyqin e tij, pas ndërhyrjes së mëparshme të Raül Sanllehí, asokohe drejtor i futbollit të Barcelonës, dhe Florentino Pérez, president i Real Madridit, të cilët dëshmuan me videokonferencë. Pas Neymar Jr. do të jetë radha e babait të sulmuesit brazilian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu