Sistemi TIMS i policisë në hyrjet dhe daljet nëpër pikat kufitare të vendit duket se ka rënë sërish.
Kështu është shprehur në emisionin Opinion në Tv Klan analisti Ilir Kulla, i cili deklaroi se “ka rënë sërish sistemi TIMS”.
Ilir Kulla: Paska rënë prapë TIMS-i.
Blendi Fevziu: Ka rënë prapë TIMS-i?
Ilir Kulla: Po.
Blendi Fevziu: A ç’na çmendën këta iranianët. Prapë e rrëzuan.
Ndërkohë, nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht për rrëzimin e TIMS. Por raportohet se TIMS ka rënë në disa pika kufitare.
Kështu, sipas burimeve jo zyrtare në Korçë, sistemi TIMS ka rënë në Kapshticë dhe pikat e tjera kufitare në Juglindje të vendit.
Edhe korrespondentja në Shkodër, Emi Kalaja, nga burime jozyrtare ka mësuar se TIMS nuk funksionon as në doganat e Muriqanit dhe të Hanit të Hotit.
Sistemi TIMS i Policisë Shqiptare u sulmua kibernetikisht disa javë më parë nga Irani.