Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një takim sot me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në Gjirokastër.
Në fjalën e tij ai tha se situata nuk është aq rozë dhe në këtë sektor pasi sipas tij konflikti Rusi-Ukrainë ka ndikuar në ekonominë vendase.
Rama u ndal te situata energjitike, duke u bërë thirrje qytetarëve të kursejnë sa më shumë pasi një dimër i vështirë është para dhe se nuk duhen dëgjuar “hienat” e opozitës.
“Nuk është një situatë rozë, ëhstë shqetësuese, bashkë me botën edhe fshati më i largët i Gjirokastrës ka hyrë në një epokë të re rreziku që vjen nga përshkallëzimi i një lufte. Ne jetojmë shumë me llafe llafe, imazhe, nëpër tv.
Edhe pse nuk jemi aty ku hidhen bombat, jemi nën goditjen e inflacionit, të luftës së Putin, të agresionit ekstrem ndaj Perëndimit.Po flitet për dimrin më të vështirë këtë vit, sepse janë ulur shumë burimet e energjisë elektrike dhe ngrohjes. Jemi në kthesë turistike, jemi ende të pagoditur nga rritja e energjisë elektrike, në faturën tuaj ajo që nuk duket e paguan arka e shtetit.
E shtymë fashën 800 kwh sepse krijuam një mundësi, por më për andej na duhen reshjet. Unë bashkë me kolegët e qeverisë kemi një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shohim shi, por nga ana tjetër duhet kursim.
Muzeu etnografik dhe shtëpia muze e Ismail Kadaresë janë tashmë muze europianë, falë përkujdesjes së ministrisë, drejtueses së qarkut e cila i qepet çdo lloj pune që ka të bëjë me Gjirokastrën por edhe falë një projekti të fashmëm dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe ndërkohë dritat ishin ndezur, se e kemi sistemin se ndizen të gjitha menjehere, dakord por duhen kursyer. S’duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që shajnë ministren dhe ata që flasin për kursim. Ça është kjo arrogancë, kujt ja tregojnë këta? Von der Leyen foli dje pikërisht për këtë, po të kursejmë do kemi energji.
Prandaj po i futemi energjisë së erës, po investojmë te termocentrali në Vlorë, na duhet të importojmë energji. Të gjitha këto duan kohën e tyre, kjo krizë erdhi pa na pyetur”-u shpreh Rama.