“Kolapsoi në fushë”, ndërron jetë futbollisti 13 vjeçar, çfarë e shkaktoi tragjedinë

0

Futbolli dhe sporti ndërkombëtar në përgjithësi e ka marrë një lajm tronditës së fundmi.

Futbollisti i ri, Samuel Victor Ovie Akwasi ka ndërruar jetë derisa ishte duke luajtur futboll.

13 vjeçari ishte në mesin e fushës kur kolapsoi dhe përfundoi në tokë, derisa më pas u vërtetua se lojtari fatkeq e pësoi një sulm kardiak.

Ky ishte një lajm shkatërrues për familjen e tij, por edhe për vetë klubin anglez, Nottingham, ku luante ai për ekipin e të rinjve.

Lojtari ndërroi jetë në spital, ku u transportua me shpejtësi.

Babai i tij zemërthyer, Tubman Akëasi ka thënë se djaloshi ishte i dashur dhe i respektuar nga komuniteti i futbollit.

“Jeta nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa Samuel. Ai ishte mjaft i talentuar. Ai ishte një legjendë, një legjendë e jona”, ka thënë babai i tij për “Nottinghamshire Live”.

Tubman theksoi se ëndrra më e madhe e djalit të tij ishte të bëhej lojtar i Premierligës dhe të luante për Nottingham Forest.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu