34-vjeçari që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Krujë është identifikuar si Indrit Ndoj. Infoweb Media mëson se ai është gjetur në një kanal afër rrugës nga familjarët e tij.
Këta të fundit kishin dalë për të shkuar në punë dhe në rrugë kanë parë Indritin të pajetë. 34-vjeçari dhe familja e tij nuk raportohet të kenë pasur konflikte me njeri.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës. I riu jetonte vetëm në një shtëpi në fshatin Hasan, ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.
NJOFTIMI I POLICISË
“Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.
Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”