U gjet i pajetë në një kanal në Fushë-Krujë, flet nëna e Indrit Ndojit: Çfarë më tha në telefon?

0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 34- vjeçarin Indrit Ndoj që u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.

Personi i fundit që ka komunikuar me 34-vjeçarin ka qenë nëna e tij, e cila tha për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e djeshme.

Mësohet se nëna ka deklaruar se ka qenë e fundit që ka komunikuar me të birin dhe se e ka pyetur nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën, dhe 34-vjeçari i ka thënë se do të shkojw.

Sipas BallkanWeb, nëna tha gjithashtu për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as në lagje dhe me askënd tjetër.

Grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tabulatet në mënyrë që zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu