Me plagë në bark shkoi vetë me makinë në spital, policia identifikon autorin e plagosjes në Sarandë (Detajet)

0

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 35-vjeçarit Besmir Uka. Autori është identifikuar si shtetasi Ermir Shabanaj, 37 vjeç.

Sipas burimeve rezulton se Uka ka shkuar në spital në mesnatë i goditur me thikë në bark, teksa e ka drejtuar vetë makinën, i shoqëruar nga një vajzë.

I plagosur Besmir Uka rezulton me disa precedentë të mëparshëm penal dhe po ashtu autori i dyshuar Ermir Shabanaj, i cili më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

“Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu