Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shprehur urimet në lidhje me kryeministren e re italiane.
“Italia është një anëtare themeluese e NATO-s, e përkushtuar ndaj lidhjes transatlantike dhe një kontribuese e fortë për sigurinë tonë në një botë më të rrezikshme. Mezi pres të punoj me ju”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg në mesazhin e tij urimi në Twitter drejtuar Georgia Melonit për marrjen e detyrave të saj.