Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Një polic kufitar i identifikuar si Estien Dine, vetëm 24-vjeç ka goditur për vdekje një 12-vjeçar.
Policia ka njoftuar se 24-vjeçari banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Mësohet se polici 24-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në momentin që ka përplasur 12-vjeçarin dhe dy fëmijë të tjerë.
Dy fëmijët e mitur fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me shembje në trup.
Ndërkohë polici Estien Dine është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.