Kishte kthyer banesën në plantacion kanabisi, autoritetet spanjolle arrestojnë shqiptarin që u kap me rreth 600 bimë marijuanë

0

Autoritetet spanjolle shkatërruan të enjten një plantacion marijuane në Sudanell, ku gjetën 583 bimë dhe arrestuan personin përgjegjës për mirëmbajtjen e tij, një shtetas me origjinë shqiptare që jetonte në këtë shtëpi.

Ai u arrestua ndërsa hetuesit mësuan disa javë më parë se shtëpia e vendosur në Calle Sant Pere shërbente si plantacion për kultivimin e marjiuanës. Në banesën ku u krye arrestmi i tij u sekuestruan përveç bimëve të kanabisit edhe mjetet që ishin përdorur për kultivimin dhe lidhjen e energjisë elektrike në shtëpi.

Dyshohet se instalimet elektrike të lidhura në mënyrë për të kultivuar kanabisin në këtë plantacion mund të jenë të lidhura më plantacione të tjera, ndërsa raportohet se shqiptari i arrestuar u la i lirë ditën e djeshme pas daljes së tij në gjykatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu