Rishi Sunak është tashamë kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar pasi u ftua të formonte një qeveri nga Mbreti Charles.
Ai është kryeministri i tretë këtë vit dhe do të hyjë në Downing Street si kryeministri më i ri në dy shekuj.
Pritet që Sunak t’i drejtohet kombit me një fjalim në minutat në vijim.





